Bota

“Turqia do të lehtësojë masat kufizuese, javën e ardhshme”


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi të premten se do të lehtësojë masat kufizuese anti-Covid, duke filluar që nga java e ardhshme.

“Do të fillojmë zbatimin e kalendarit drejt normalizimit, që nga dita e hënë,” tha Erdogan ndërsa drejtonte një takim virtual të Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

Kufizimet do të lehtësohen deri në fund të majit duke u hapur ndjeshëm në muajin qershor.

Ai vlerësoi institucionet e kujdesit shëndetësor të vendit dhe sistemin e sigurimeve shoqërore për parandalimin e një krize.

Turqia deri më tani ka regjistruar 44 mijë e 59 vdekje nga Covid-19, ndërsa mbi 4.85 milionë njerëz janë shëruar nga pandemi. Ndërsa ka pasur mbi 5 milionë raste të konfirmuara në vend.

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka administruar mbi 25.6 milionë vaksina nga coronavirus që nga fillimi i fushatës së vaksinimit masiv, në 14 janar.

Më shumë se 14.8 milionë njerëz kanë marrë dozat e para, ndërsa mbi 10.7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Turqia ndodhet në kufizimin 17-ditor, që do të zgjasë deri më 17 maj, me qëllim mbulimin  e festës së Fiter Bajramit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore