Lajme

Turqia akordon 43 milionë marka për Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjës


Në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës të zhvilluar të hënën, u firmosën propozimi i marrëveshjes mbi bashkëpunimin ushtarako-financiar si dhe protokolli për ndihmën financiare prej 200 milionë lirash turke (43.2 milionë BAM) midis këshillit të ministrave të Bosnjës dhe qeverisë turke.

Një donacion me vlerë prej 200 milionë lirash turke (43.2 milionë BAM) u akordua nga qeveria turke për Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjës.

Ky donacion synon të ndihmojë në vitet e ardhshme në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së Bosnjës.

Në fokus të këtij zhvillimi është dhe zbatimi i aktiviteteve nga programi dypalësh i bashkëpunimit ushtarak.

Republika e Turqisë ka asistuar me një fond prej tre milionë 500 mijë lirash turke për trajnimin profesional të anëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, të cilët ndjekin trajnimin në qendrat e trajnimit të Forcave të Armatosura Turke, duke forcuar më tej marrëdhëniet mes dy shteteve./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore