Shqipëria

Turqi-Shqipëri: Xhamia e Plumbit do restaurohet


Gjatë konferencës në Ankara, u nënshkrua marrëveshja mes Shqipërisë dhe Turqisë për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Marrëveshja synon restaurimin dhe konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës”, deklaroi Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, lva Margariti.

Për Margaritin, Xhamia e Plumbit nuk është thjesht objekt kulti, por pjesë e trashëgimisë kulturore.

Kjo xhamia ka një lidhje të veçantë për banorët e Shkodrës dhe besimtarët myslimanë.

Shqiptarët e kanë të gdhendur në memorie pamjen e xhamisë së përmbytur nga ujërat

Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit ose Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitin 1773-1774.

Në vazhdën e ndërtimit të xhamive përfshihet edhe “Xhamia e Namazgjasë”, në Tiranë.

Kjo xhami po financohet nga shteti turk, dhe do të jetë më e madhja në Ballkan. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore