Covid 19

Turqi: pritet të mbërrijnë 30 mijë vaksinat e para kineze


Grupi i parë i vaksinave kineze, kundër koronavirusit të ri  do të dërgohet në Aeroportin e Stambollit, më 30 dhjetor.  Sipas njoftimit të kompanisë ajrore, Turkisht Airlines, 3 mijë dozat e vaksinave, të cilat po vijnë nga Pekini, do  të dërgohen nga Stambolli në Ankara. 

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në total do të merren 50 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania kineze Sinovac, ndërkohë që 20 milonë pritet të dorëzohen gjatë muajit dhjetor dhe janar.

Ministri turk ka deklaruar se Turqia do të blejë  deri në 30 milionë doza të tjera të vaksinës te  BioNTech./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore