Bota

Turqi/Akar: Do të “eleminojmë” grupin terrorist të PKK-s


“Duke vazhduar përpjekjet tona me të njëjtën vendosmëri, ne do ta shpëtojmë kombin tonë nga kjo fatkeqësi terrori”.

Ka qenë kjo deklarata e Ministrit Mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar, duke folur në takimin e fundvitit.

Ai u shpreh që “Turqia është e vendosur të pastrojë vendin nga organizata terroriste e PKK-s (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) duke filluar nga Iraku verior” duke shtuar se  “organizata terroriste përbën një kërcënim për 83 milionë qytetarë dhe kufijtë e vendit”.

Akar gjithashtu bëri me dije se në  total janë vrarë 30 mijë e 400  terroristë që nga fillimi i “strategjisë së re” në luftën kundër terroristëve në 24 korrik 2015.

Ai shtoi se pozicionet dhe strehimi i terroristëve u shkatërruan gjithashtu në operacionet në fjalë.

“Terroristëve u është dhënë një goditje serioze, ata vazhdojnë të goditen. Ne jemi të përkushtuar për këtë. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me një ritëm në rritje dhe një frymë sulmi të vazhdueshëm”, tha ai.

Forcat turke të sigurisë kryejnë rregullisht operacione kundër terrorizmit në provincat lindore dhe juglindore të Turqisë, ku PKK ka një prani të fortë dhe ka krijuar bazat e saj.

Në fushatën e saj më shumë se 40-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK -ja  e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian,  ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore