Art&dizajn

Turneu i Madh Britanik i Artit prezanton pikturën ‘Beteja e Britanisë’


Për aq kohë sa ekspozitat publike të artit janë të mbyllura, ne sjellim artin te ju, duke eksploruar pikat kyçe nga i gjithë vendi në partneritet me Art UK.

Zgjedhja e ditës së sotme, 16 prill 2021: Beteja e Britanisë së Paul Nash në Muzeun Perandorak të Luftës në Londër.

Piktura me vaj e Paul Nash-it, e cila përfundoi në 1941-shin, evokon fushatën ajrore intensive të luftës midis Britanisë dhe Gjermanisë.

Nash-i e përshkroi punën si “një përpjekje për të dhënë idenë e një beteje ajrore në veprim mbi një zonë të gjerë”.

Puna e tij është një panoramë e përgjithshme të betejës tremujore dhe jo vetëm një ngjarje e vetme.

Nash përcjell shkallën dhe rëndësinë e betejës përmes peizazhit të gjerë, të zbrazët, hapësirës së qiellit blu të verës, formimit që po afron avionët gjermanë dhe në distancë, ku duken re të errëta që mblidhen mbi Evropë.

Nash, i lindur në 1889-n, ishte një artist zyrtar britanik i luftës në të dy luftërat botërore.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ai u punësua nga Ministria e Ajrit si artist me kohë të plotë, por pikturat e tij abstrakte të avionëve sfiduan pritshmëritë e zyrtarëve të Forcave Ajrore Mbretërore. Kontrata e tij përfundoi në dhjetor të 1940-ës.

Megjithatë, Komiteti Këshillues i Artistëve të Luftës bleu katër vepra nga Nash-i, me tematikën e konfliktit ajror.

Një nga këto ishte piktura që u var në Galerinë Kombëtare në janar të 1942-shit dhe u bë pjesë e koleksionit të IWM në 1958-n.

Përshtatur nga The Guardian për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore