Gatimi

Turli dimërore, për konsumin në drekë


Një recetë fantastike, ideale për t’u shijuar sidomos kur koha bën ftohtë. Kjo gjellë shije plotë jo vetëm që ngop organizmin por i jep atij fuqi dhe energji.

Përgatitja e Turlisë Dimërore

Përbërësit: 400-500 gr mish tul viç, një kokërr qepë, katër papate, dy presh, katër karrota.

Më pas pak kripa, një gjethe dafine, rigon dhe salcë domatesh.

Përgatitja

Si fillim, qëroni mirë karrotat dhe patatet dhe t’i ndani në kubikë të mëdhenj. Patatet ndajini në katër pjesë nëse janë mesatare dhe në gjashtë pjesë nëse janë të mëdha. Ndërsa karrotat prijini në rrathë rreth në formë kubike bashkë me preshin. Pastroni mishin dhe prijeni në kubikë jo të vegjël.

Kalojeni në një tenxhere me vaj ulliri dhe kaurdiseni nga të dyja anët. Në vijim, shtoni salcën e domates, dhe më pas shtoni qepën e grirë hollë, kaurdiseni për pak minuta e dhe  shtoni karrotat, patatet dhe preshin.

Në fund shtoni bizelet, përzjeini të gjitha bashkë, shtoni kripën, gjethen e dafinës dhe rigonin nëse dëshironi shijen e tij.

Shtoni ujë derisa të gjithë përbërësit në tenxhere të mbulohen por jo plotësisht dhe lëreni gjellën të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa mishit ë zbutet plotësisht dhe turlia të mbetet me pak lëng.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore