Sport

Tuchel flet për sherrin me Conte-n: Janë emocione që të jep futbolli


Derbi londinez mes Chelsea-t dhe Tottenham-it solli spektakël gjatë 90 minutave që u mbyll 2:2, por nuk munguan as tensionet.

Trajnerët e dyja skuadrave, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte u përfishin në një sherr, ku në shtrëngimin e duarve në fund për pak sa nuk u përleshën edhe fizikisht.

Megjithatë Thomas Tuchel e kaloi me sportivitet këtë episod në konferencën për shtyp.

“Janë emocione që të jep futbolli dhe nuk duhet të nxehemi, Thjesht pranë vijave ishin dy trajnerë emocionalë. Nëse takohemi sërish me Conten, ok, në të kundërt nuk ka problem. Ju lutem, mos e bëni dramë. Ishte thjesht një përballje mes dy trajnerësh konkurrues me njëri-tjetrin dhe nuk ndodhi asgjë e keqe”, deklaroi Tuchel.

Mirëpo, sa i përket ndeshjes, Tuchel nuk i kurseu akuzat për gjyqtarët e ndeshjes, duke thënë se të dy golat erdhën pas situatash faulli të mohuar për ekipin e tij.

“Ishim në formë të shkëlqyer dhe ndeshja u luajt vetëm në një drejtim. Meritonim ta fitonim bindshëm këtë ndeshje, ndërsa të dy golat e tyre nuk qëndronin”, shtoi trajneri gjerman.

I pari vjen pas një faulli të pastër ndaj Havertz, që arbitrat e injorojnë. Ruicharlisson ishte në pozicion jashtë loje, ndërsa Cucurellën e tërheqin për flokësh. Ju duket normale kjo?”, deklaroi Thomas Tuchel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore