Lajme

Tubimi i Varshavës zgjon “të djathtën” evropiane


Pesëmbëdhjetë parti evropiane të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë, do të mblidhen në Varshavë të shtunën e 4 dhjetorit.

Pjesëmarrësit pritet të diskutojnë mbi vizionin e tyre për Bashkimin Evropian.

Në mbledhje përfshihet Asambleja Kombëtare e Marine Le Pen dhe partia polake Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Këta të fundit janë dy prej nënshkruesve të një deklarate të përbashkët të muajit korrik, e cila bënte thirrje për një aleancë të re brenda BE-së.

Marine Le Pen

Le Pen u tha gazetarëve se partitë politike që marrin pjesë në tubim duan të formojnë një “grup të madh” brenda Parlamentit Evropian.

Ajo theksoi se është optimiste për muajt e ardhshëm dhe mundësinë e formimit të një grupi të ri.

Nëse kjo do të realizohet, atëherë do të jetë “forca e dytë në Parlamentin Europian”.

Pjesëmarrësit

Presidenti i Ligës Italiane Matteo Salvini, nuk do të jetë i pranishëm në Varshavë.

Viktor Orban

Në kryeqytetin e Polonisë pritet të jenë kryeministri hungarez Viktor Orban dhe lideri i PiS-it, Jaroslaw Kaczynski.

Mes të pranishmëve do të jenë edhe kreu i Vox-it spanjoll, Santiago Abascal dhe numri një i “Vëllezërve të Italisë”, Giorgia Meloni.

Organizatorët, megjithatë, ende nuk publikuan një listë të plotë të pjesëmarrësve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore