Sport

Tsitsipas, finalisti i parë i Roland Garros


Në një ndeshje të jashtëzakonshme që zgjati tre orë e 40 minuta, triumfues doli greku Stefanos Tsitsipas.

Numri gjashtë dhe numri pesë i botës ndesheshin në gjysmëfinalen e parë të Roland Garros.

Ndeshja filloi shumë mirë për Tsitsipas.

Numri fitoi dy setet e para me shumë lehtësi, dy herë 3-6.

Por, me të njëjtën monedhë ja ktheu Zverev.

Kur u duk se ndeshja do të përfundonte në një fitore të lehtë për Zverev, ai u kthye për të fituar setin e tretë dhe të katërt.

Të dy këto sete gjermani i fitoi me rezultat 6-4.

Dhe, gjithçka do të vendosej në setin që konsiderohet më i bukuri për tifozët e tenisit, të pestin.

Ndryshe nga ç’pritej, Tsitsipas e fitoi setin e pestë me shumë lehtësi.

Ndeshja përfundoi 2-3 me sete, (3-6, 3-6, 6-4, 6-4, 3-6), dhe greku arriti kualifikimin për në finale.

Ai do të presë aty, fituesin e ndeshjes Nadal – Djokovic.

Finalja luhet të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore