Lajme

“Trusti është për pleqëri”, Tahiri: Problemi është se si këta njerëz do ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit  


Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në vigjiljen e votimit të Ligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës, ka dalë me dy porosi për deputetët e kësaj legjislature të cilët janë kundër tërheqjes së një shume të caktuar nga Fondi i kursimeve pensionale.

Sipas Tahirit, kontributdhënësit, po kërkojnë të marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike, pas krizës së jashtëzakonshme ekonomike.

“Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize”, ka shkruar Tahiri në rrjetin e tij social në Facebook.

Për Tahirin logjika e deputetëve të mazhorancës, për t’i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi dhe rrjedhimisht ikje nga përgjegjësia dhe mbi të gjitha mungesë e guximit për marrë një vendim.

“Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin”, ka përfunduar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore