Lajme

Trupat izraelitë sulmojnë objektivat e Hamasit në Gaza


Avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat e Hamasit, mbrëmjen e së hënës, pas lëshimit të balonave shpërthyese nga Gaza.

Sulmet ajrore kanë shenjëstruar vendin ku prodhoheshin armët në Khan Younis, gjithashtu dhe boshtet e tunelit të Hamasit në Jabalya, si dhe një vend ku lëshohen raketat.

Mediat palestineze gjithashtu raportuan se sulmet izraelite kishin në shënjestër kompleksin stërvitor të Hamasit, në Khan Younis.

Tre zjarre u ndezën pranë kufirit të Gazës në Izraelin jugor të dielën. Shërbimi i zjarrfikësve thanë se nëntë balona kishin zbarkuar në Këshillin Rajonal të Eshkol dhe një tjetër në Këshillin Rajonal Sdot Negev.

Zjarret erdhën dy ditë pas një proteste të palestinezëve në Gaza, në gardhin kufitar që u shndërrua në përplasje me ushtarët, në të cilat një palestinez 13-vjeçar dhe një ushtar izraelit 21-vjeç u plagosën rëndë.

Organizatat palestineze në Gaza vendosën, javën e kaluar, të rifillojnë protestat në kufirin e vendit, në një kohë kur negociatat mbi transferimin e parave të ndihmës së Katarit në enklavë u bllokuan.

Qeveria e Katarit njoftoi të enjten se ishte arritur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara për transferimin e parave, pas një vonese katërmujore.

Autoritetet izraelitë të Mbrojtjes besojnë se Hamasi është gati për një raund tjetër luftimesh me Izraelin pas përplasjeve.

Burimet e sigurisë egjiptiane thanë të hënën se Kajro do të mbyllë kalimin Rafah në kufirin e saj me Gazën deri në një njoftim tjetër.

Sipas dy burimeve të sigurisë egjiptiane, mbyllja u bë për arsye sigurie, pas përshkallëzimit të së shtunës.

Rafah është kalimi i vetëm midis Egjiptit dhe Gazës, ku një bllokadë e udhëhequr nga Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve për vite me radhë.

Protestat përgjatë gardhit kufitar filluan për herë të parë në mars të 2018-s dhe vazhduan deri në fund të vitit 2019.

Mbi 200 palestinezë u vranë nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë protestave javore.

Javën e kaluar, raketat u lëshuan nga Gaza në Izrael, për herë të parë, që nga luftimet në maj.

Marrë nga Haaretz, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore