Lajme

Trump thotë se ekonomia amerikane nuk është në recesion, por në depresion


Ish-presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëroi në një fjalim gjatë një mitingu “Save America” ​​në Arizona se SHBA-të mund të hyjë në një depresion ekonomik. Kjo, për shkak të politikave fiskale të Presidentit Joe Biden.

Trump paralajmëroi se ekonomia e SHBA-ve mund të hyjë në një depresion të ngjashëm me Depresionin e Madh të vitit 1929. Të dhënat e fundit treguan se inflacioni në SHBA u rrit me 8.6% në maj nga një vit më parë, norma më e lartë në katër dekada.

“Pagat reale po shemben dhe jemi në prag të një shkatërrimi, dhe kjo është dëshpëruese. Quhet stagflacion, shikojeni. Nuk është mirë”, theksoi Trump.

Ish-presidenti vazhdoi duke thënë se “ne duhet të ecim përpara, ose do të kemi një problem serioz”.

“Jo recesion. Recesioni është një fjalë e bukur. Ne do të kemi një problem shumë më të madh se recesioni. Do të kemi një depresion”.

Ndërkohë, administrata Biden po minimizon ashpërsinë e situatës ekonomike të SHBA. Sekretarja e Thesarit Janet Yellen tha të dielën në CNBC se “kjo nuk është një ekonomi që është në recesion. Por ne jemi në një periudhë tranzicioni në të cilën rritja po ngadalësohet dhe kjo është e nevojshme dhe e përshtatshme”.

“Recesioni është dobësi me bazë të gjerë në ekonomi. Ne nuk e shohim atë tani”.

Trump nuk është i vetmi që ka paralajmëruar kohët e fundit për një depresion në SHBA. Autori i librit “Babai i pasur, Babai i varfër” Robert Kiyosaki. ka paralajmëruar gjithashtu për një depresion ekonomik në vend, duke vënë në dukje se tregjet e aksioneve, obligacioneve dhe pasurive të paluajtshme po rrëzohen.

Javën e kaluar, ai parashikoi se inflacioni mund të çojë në një Depresion më të Madh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore