Lajme

Trump, thirrje republikanëve të vaksinohen kundër COVID-19


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump, u bëri thirrje mbështetësve të tij republikanë të vaksinohen kundër COVID-19.

Në një intervistë televizive, ai deklaroi se vaksina ishte “e sigurt” dhe se “funksiononte”.

Konservatorët kanë qenë një ndër grupet kundër vaksinimit.

Vetë ish-presidenti u kritikua gjatë kohës që ishte në detyrë për minimizim e rrezikut të pandemisë.

Ndërkohë, programi i vaksinimit po administrohet në të gjithë Amerikën. Të gjithë ish-presidentët i kanë bërë thirrje popullsisë të vaksinohen.

Donald Trump dhe ish-zonja e parë, Melania Trump, u vaksinuan në Shtëpinë e Bardhë, në muajin janar.

Sipas një sondazhi të kryer në SHBA-nga CBS News, një e treta e mbështetësve republikanë kanë deklaruar se nuk kanë dëshirë të vaksinohen kundër COVID-19, kur të thirren për t`u vaksinuar. Kjo shifër krahasohet me 10% të demokratëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore