Ish-presidenti Donald Trump kritikoi të premten caktimin e një prokuroi special nga Departamenti i Drejtësisë për të mbikëqyrur hetimet e tij ndaj tij.
Sipërmarrësi amerikan theksoi se ai nuk do të “merrte pjesë” në hetime dhe shtoi se kanë vënë një djalë i cili “e urren”.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë amerikane, duke cituar intervistën e tij me “Fox News Digital”.
I emëruari për hetimin e Trump-it ishte Jack Smith, kryeprokurori i specializuar në Gjykatën Speciale i cili po hetonte ish-krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Ish shefi i Shtëpisë së Bardhë sugjeroi se emërimi i një prokurori të posaçëm ishte i motivuar politikisht.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ai po e bënte njoftimin në një përpjekje për të siguruar pavarësinë rreth hetimeve të lidhura me Trump-in përpara një revanshi të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 me presidentin Biden.
“Unë e kam kaluar këtë për gjashtë vjet – për gjashtë vjet e kam kaluar këtë dhe nuk do ta kaloj më atë”, tha Trump. “Dhe shpresoj që republikanët të kenë guximin për ta luftuar këtë”.
Ish-presidenti të martën kishte njoftuar zyrtarisht se po zhvillon një tjetër fushatë në Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024.
“Nuk kam dëgjuar kurrë për një gjë të tillë. Nuk gjetën asgjë. Unë e shpall dhe më pas caktojnë një prokuror special”, tha ai të premten. “Ata nuk gjetën asgjë dhe tani marrin një djalë që urren Trump-in. Ky është një turp dhe ndodh vetëm sepse unë kryesoj në çdo sondazh në të dyja partitë”.
Garland deklaroi më herët se Jack Smith, do të merrte drejtimin e dy hetimeve, njëri për keqpërdorimin e të dhënave të ndjeshme të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago, si dhe për aspektet e hetimit të sulmit në Capitol më 6 janar.
Trump ka pretenduar për vite se Departamenti i Drejtësisë është i njëanshëm kundër tij për shkak të hetimeve të ndryshme në sjelljen e tij, që datojnë që nga fushata e tij e vitit 2016 dhe koordinimi i supozuar me Rusinë.
Jack Smith: Hetonte ish-krerët e UÇK-së, tani do ta hetojë Donald Trump-in
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Gjermania kërkon që Kosova ta dërgojë në Kushtetuese Asociacionin nëse do anëtarësim në KiE
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Ishull-Lezhë
Lajmet kryesore
-
Kurti përdor “X”-in për mashtrimin e radhës: Macron tha se na përkrahë për KiE pa asnjë kusht
-
Përgatiten avionët e parë me refugjatë drejt Ruandës, Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë reduktoi me 90% gomonet
-
Pentagoni, 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
-
Pas reagimit të Ramës, drejtuesi i Report thotë se do të ketë emision tjetër rreth Shqipërisë