Bota

Trump pritet të japë falje Bannon-it


Presidenti në largim i Amerikës, Donald Trump, po shqyrton t’i japë falje ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë dhe drejtuesit të lartë të fushatës së tij, Steve Bannon.

Bannon u akuzua për mashtrim të donatorëve në kuadrin e fushatës “We Build The Wall”,  për ndërtimin e murit të famshëm që do të ndante fizikisht Amerikën me Meksikën. Ndërtimi i murit ndarës midis Amerikës dhe Meksikës ishte një nga premtimet elektorale të Presidentit Trump  katër vjet më parë.

Falja e Trump-it do të pasohet me heqjen e dënimeve që presidenti u ka dhënë kohëve të fundit aleatëve politikë të dënuar, akuzuar ose raportuar nën hetim federal. Pritet të ketë dy faza të kërkimit të faljes: një të premten në mbrëmje dhe një të mërkurë në mëngjes para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të betohet.

Trump pritet të largohet nga Washington-i të mërkurën në mëngjes.

Bannon, ishte një nga katër personat e paditur nga juria federale në New York, të cilët u akuzuan për komplot në mashtrim dhe pastrim parash në projektin ” We Build The Wall”. Ai u pushua nga Shtëpia e Bardhë në 2017-ën.

Bannon është vetë-deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave dhe pritet të ri-gjykohet në maj të 2021-shit.

Presidenti kishte ndërprerë më parë lidhjet me Bannon-in, por u bashkua me të për të krijuar një strategji të zgjedhjeve presidenciale të 2021-shit.

Bannon shërbeu si menaxher de facto i fushatës gjatë muajve të fundit në zgjedhjet e 2016-ës.

Trump gjithashtu ka konsideruar dhënien e faljes për 20 bashkëpunëtorë të ngushtë dhe anëtarë të familjes, duke përfshirë avokatin e tij personal Rudy Giuliani-n dhe fëmijët e tij, Donald Trump Jr, Eric Trump dhe Ivanka Trump.

Ai ka zhvilluar dy raunde faljesh para Krishtlindjeve, për tre ish-anëtarë të Kongresit, njerëz të dënuar për ndërhyrjen e zgjedhjeve të Rusisë në 2016-tën dhe katër kontraktorë sigurie të dënuar për masakrimin e civilëve irakenë në 2008./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore