Muzikë

Trump pritet të falë reperin Lil Wayne


Pavarësisht trazirave në ndërtesën e Capitol-it të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 6 janar dhe shkarkimit të dytë historik të Donald Trump, ai do të qëndrojë në detyrë derisa Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin të mërkurën më 20 janar.

Trump, ditën e fundit në krye të detyrës, pritet të falë deri ne 100 persona. Pjesë e listës është edhe reperi me famë botërore, Lil Wayne. Të tjerë që priten të marrin faljen janë zyrtarë, repera të famshëm dhe një okulist i burgosur në Florida.

Wayne, aktualisht po përballet me akuzat e armëmbajtjes pa leje, incident i ndodhur në dhjetor të 2019-ës.

Muajin e kaluar, reperi bëri marrëveshje me qeverinë federale për pranimin e fajit. Nëse akuzohet, pritet të dënohet deri në 10 vite burg.

Në fillim të muajit janar agjencia e lajmeve, Bloomberg, raportoi që edhe Kodak Black është gjithashtu në listën e faljeve.

Reperi, Lil Wayne, e mbështeti publikisht presidentin Trump në nëntor të 2020. Ai bëri thirrje që ta votonin në zgjedhjet e ardhmshme. Wayne deklaroi që Plani Platin i presidentit Trump, që kishte si qëllim mbështetjen e komunitetit afro-amerikan, është zgjidhja më e mirë për komunitetin.

Plani kishte si pikë shpalljen e Ku Klux Klan dhe Antifa si organizata terroriste. Gjithashtu synonte të forconte ekonomitë e qytetarëve afro-amerikanë.

 

“Sapo pata një takim të shkëlqyeshëm me @realdonaldtrump @potus,” shkroi Wayne. “Përveç asaj që ai ka bërë deri më tani me reformën kriminale, plani i platinit do t’i japë komunitetit prona të vërteta. Ai dëgjoi ato që kishim për të thënë sot dhe siguroi se do t’i realizojë”. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore