Lajme

Trump përshkallëzon sanksionet ndaj Iranit


Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) kanë përshkallëzuar sanksionet ndaj kompanive në Iran, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe(UAE).  Janë vendosur sanksione të tjera për kompanitë që bëjnë bisnez me Republikën Islamike të Iranit dhe tre njësi iraniane për përhapjen e armëve konvencionale.

Kjo seri masash synon të rrisë presionin mbi Teheranin në ditët e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së Donald Trump. Trump largohet nga detyra më 20 janar.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo,  tha se Washington-i kishte sanksionuar shtatë kompani.

Do të sanksionohen kompanitë me bazë në Kinë, si Jiangyin Mascot Special Steel Co.  Edhe kompanitë më bazë në UAE  si Accenture Building Materials do të sanksionohen. Do të vendosen kufizime  dhe për dy furnizues që tregtojnë çelik në dhe nga Irani.

Pompeo tha se Organizata e Industrive Detare të Iranit(MIO ), Organizata e Industrive Hapësinore  (AIO) dhe Organizata e Industrive të Aviacionit të Iranit (IAIO)  vendosen në listën e zezë,  për përhapjen e armëve konvencionale. Sanksionet kundër Iranit janë rritur ndaj kompanive që tregtojnë metale nga Departamenti i Shtetit.

Departamenti i Shtetit deklaroi se do të sanksionohen 15 materiale që përdoren për krijimin e programeve bërthamore në Iran.  Përfshihen dhe materialet që përdoren në krijimin e programeve ushtarake, raketave balistike. Do të sanksionohem disa lloje çeliku dhe alumini.

Gjatë katër viteve në detyrë, Trump është përpjekur të detyrojë Teheranin të hyjë përsëri në bisedime për programet bërthamore dhe aktivitetet në Lindjen e Mesme.

Trump hoqi dorë nga marrëveshja bërthamore JCPOA në 2018.  JCPOA është marrëveshja bërthamore e arritur në 2015 mes  Iranit dhe SHBA, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, e  quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit.

Sipas paktit Teherani u detyrua të reduktojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanskioneve.  Ky pakt zhbllokon miliarda dollarë të ardhura që vijnë nga nafta dhe nga asetet e ngrira të Iranit.

Mesazhet politike të presidentit të zgjedhur  të SHBA-së, Joe Biden, tregojnë që synon t’i kthehet paktit bërthamor të 2015-ës. Biden do të veprojë kështu,  nëse Irani do ti përmbahet paktin./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore