Shqipëria

Trump godet sërish kompanitë kineze


Më 14 janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),  vendosën disa sanksione ndaj zyrtarëve dhe kompanive kineze. SHBA-ja  pretendon  se këto kompani se kanë dëmtuar detin e Kinës jugore. Administrata e Trump-it vendosi t`i ndalojë   investimet nëntë kompanive të tjera kineze. Këto kompani u shtuan  në listën e zezë të  kompanive të Pentagonit.  Ky vendim vjen disa ditë përpara largimit të Trump-it.

Zyrtarë të lartë të SHBA-së thanë  se kufizimet e reja të vendosa ndaj CNOOC-ut  nuk do të aplikohen për lëndët djegëse të papërpunuara dhe të rafinuara. Këto sanksione nuk do të aplikohen as për gazin e lëngshëm natyror.

Drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore, zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze,  ushtria dhe gjiganti  i naftës CNOOC do të  përballen me sanksione të reja.  Këto kufizime nuk do të aplikohen ndaj sipërmarrjeve  të CNOOC-ut  që nuk operojnë në detin e Kinës jugore.

Listës së zezë iu shtua  kompania  aeronautike e Comac-it dhe gjigandi i teknologjisë kineze  Xiaomi Corp.

Këto kompani do t’i nënshtrohen  sanksioneve të reja për investimet në SHBA.  Këto rregulla të reja do të detyrojnë investuesit amerikanë të heqin dorë nga kompanitë e vendosura në listën e zezë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian-i, tha se Kina ka kundërshtuar sanksionet e reja.

 “Ky veprim shkon  kundër trendit të kohës dhe e rregullave ndërkombëtare të tregtisë ekonomike”, tha ai.

Aksionet në Xiaomi  ranë me 10%  më 15 janar,  kundrejt  një rënieje prej 0.4%  të  Hang Seng.  Aksionet e CNOOC-ut   ranë me 1.1%.

Kina akuzon Washingtonin  se po përpiqet të të destabilizojë rajonin duke dërguar anije luftarake dhe aeroplanë në detin e Kinës jugore.

Pompeo tha se Washington-i po vendoste kufizime të vizave për drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore kineze, për  zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze dhe ndaj marinës. Ekipi i tranzicionit të Biden nuk i është  përgjigjur kërkesës për të komentuar kufizimet.

SHBA-ja  ka kundërshtuar prej kohësh pretendimet territoriale të Kinës në detin e Kinës jugore. Kjo është  një zonë potencialisht e pasur me burime dhe  një rrugë tregtare./AlbanianPost.com 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore