Lajme

Trump emëron dy avokatë të rinj, pas dorëheqjes së ekipit ligjor


Donald Trump

Zyra e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se David Schoen dhe Bruce L.Castor JR, do të jenë dy avokatët që do të kryesojnë ekipin ligjor për gjyqin e fajësimit, një ditë pasi ekipi i tij mbrojtës dha dorëheqjen.

Arsyeja e largimit ekipit qëndron në kërkesën e Trump-it që të mbështetej në akuzat e mashtrimit të zgjedhjeve.

Trump ka kërkuar avokatë të gatshëm për çështjen e tij pasi nuk pranon tërheqjen e pretendimeve të rreme.

Këshilltarët e ish-presidentit i kanë kërkuar atij që të ndryshojë strategjinë ligjore, por Trump vazhdon të përdorë çështjen e mashtrimit zgjedhor për mbrojtjen e tij.

Nuk dihet akoma nëse dy avokatët do të jenë dakord që të përdorin këtë akuzë të ngritur për mbrojtjen e tij.

Castor dhe Schoen kanë rënë dakord se fajësimi ndaj tij është antikushtetues.

Schoen është shprehur se “është nder për të që të përfaqësojë Presidentin e 45-të të SHBA-së”.

Ndërsa, Castor e konsideroi “privilegj” përfaqësimin e Trump-it.

“Fuqia e Kushtetutës sonë do të testohet si kurrë më parë në historinë tonë. Është e fortë dhe do të triumfojë”.

Schoen është kryetar i Nënkomitetit të drejtësisë penale të Komitetit të avokatëve amerikanë.

Castor është avokat i njohur në Pennsylvania, i cili më parë ka shërbyer si avokat në Montgomery. Në vitin 2005 ka refuzuar ndjekjen penale të Bill Cosby-t pasi një grua e akuzoi atë për ngacmim.

Dënimi i Trump-it do të ndodhë nëse votohet nga gjithë demokratët dhe 17 republikanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore