Lajme

Trump e quan “bandit” ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale


Donald Trump, Jack Smith

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “bandit” Jack Smith-in, ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale, tani i caktuar si Prokuror Special për hetimin e Trump-it në çështjen e dokumenteve zyrtare që u gjetën në posedim të Trump-it në shtëpinë e tij.

“Një bandit që urren Trump-in” shkroi ish-presidenti nga republikanët për Smith-in, në rrjetin e tij social Truth.

Shkrimi i Trump ne Truth

“Prokurori Special i caktuar në “rastin kapeni Trump-in”, Jack Smith është një bandit që urren Trump-in, gruaje e të cilit është një urryese e hapur dhe e kamotshme e Trump-it”, thuhet në tekstin e shkurtër në Truth.

“Familja dhe shokët janë akoma më keq, dhe si prokuror në Evropë, edhe sipas Ric Grenell, çoi në burg një zyrtar të lartë vetëm se ishte një person me raporte të mira me Trump-in”, vazhdon komenti.

Po ashtu, Trump shkruan se Smith “është i njohur për një ‘bishë të padrejtë’ dhe është shok shumë i mirë i të çmendurve që urrejnë Trump-in, përfshire këtu edhe Lisa Monaco”.

Smith u emërua Këshilltar Special nga Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Merrick Garland, saktësisht për të mbikëqyrur hetimet penale për ruajtjen e informacionit të mbrojtjes kombëtare në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Trump dhe pjesë të kryengritjes së 6 janarit 2021.

Për ironi, sa ishte kryeprokuror në Speciale pikërisht ruajtjen e dokumenteve nuk kishte arritur ta bënte dot.

Smith përveç problemeve të tjera, në katër vjet e diçka më shumë si krye-prokuror, do të mbahet mend edhe për skandalin e rrjedhjes së informacioneve nga Specialja.

“Krimet e UÇK-së?” – si i rrëshqiti goja prokurorit special Jack Smith kur fliste për “parandalimin e dëshmitarëve në Speciale”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore