Bota

Trump bojkoton inaugurimin e Biden


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në 20 janar.

“Për ata që më kanë pyetur, nuk do të jem pjesë e inaugurimit në 20 janar”, shkruan Trump në Twitter.

Ai do të jetë presidenti i parë në 150 vite që nuk do të marrë pjesë në cerenominë e inaugurimit të presidentit pasardhës.

Konfirmimi nga Trump, erdhi pas situatës së pazakontë të krijuar në Capitol në ditët e shkuara. Shumë ligjvënës amerikanë, kanë akuzuar drejtpërdrejtë Trump-in për bastisjen që iu bë Capitol—it.

Biden, nga ana tjetër, është shprehur se mungesa e Trump-it në ceremoni, është “një gjë e mirë”. “Kjo është një nga gjërat e pakta mbi të cilat ne biem dakord”, tha Biden. “Ai ka tejkaluar edhe fjalët më të këqija që kam thënë për të”, shtoi ai.

Zëvendëspresidenti, Mike Pence, do të jetë i pranishëm në ceremoni. Biden tha se i vjen mirë që Pence do të marrë pjesë.

“Pence është i mirëpritur. Do të jemi të nderuar ta kemi aty mes nesh dhe të vazhdojmë tranzicionin presidencial”.

Kërkesat e ligjvënësve për shkarkimin e Trump-it, Biden vendosi të mos i komentonte shumë. “Kongresi mund të vendosë atë që sheh si më të arsyeshme”, tha Biden.

Ceremonia e 20 janarit do të mbahet me numër të kufizuar njerëzish. Kjo, për shkak të masave ndaj Covid-19. Gjithsesi, ajo do të transmetohet drejtpërdrejtë në media sociale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore