Stil

Truke mbi modën, nga princeshë Diana


Princeshë Diana, përveç altruizmit që e karakterizonte njihet edhe si një ikonë për industrinë e modës. Ka veshje të saj që vlerësohen edhe në ditët e sotme.

Asimetria: Diana rrallë mbante veshje të gjata me dekolte të hapur. Në të njëjtën kohë, ajo zgjidhte veshjet asimetrike me një shpatull, si ky fustani më  poshtë.

Mëngët e fryra: Mëngët e fryra u demonstruan për herë të parë në variacione të ndryshme nga Diana në vitet 1980-të. Princesha kishte shpatulla të gjera por ajo nuk kishte frikë të vishte bluza të shkurtra, me mëngë, fustane me mëngë dhe të gjitha llojet e veshjeve të cilat theksonin krahët.

Thonjtë e kuq: Duket se nuk ka asgjë të veçantë në manikyrin e kuq, por sipas protokollit mbretëror, mbretëreshat duhet vetëm të lyejnë thonjtë me ngjyra natyrale. Manikyri i kuq i Dianës demonstroi guximin e saj dhe tregoi pikëpamjen e saj për jetën të cilën ajo e përshkroi në një nga intervistat e saj duke thënë, “Unë nuk shkoj sipas një libri me rregulla, sepse unë jetoj me zemër dhe jo me mëndje.”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore