Shqipëria

Tropojё/Sherr nё ambjentet e njё lokali


Dy shtetas me iniciale, F.O. 24 vjeç dhe E.B. 23 vjeç janё arrestuar nё flagrancё teksa po konfliktoheshin me disa persona nё ambientet e njё lokali, nё qytetin e Bajram Currit.

Shtetasit, banorë tё Tropojёs kishin dёmtuar njё tavolinё dhe njё kompjuter nё ambientet e lokalit. Teksa gjatё shoqёrimit kundërshtuan me forcë efektivët, si dhe dëmtuan automjetin e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Goditjet për shkak të detyrës’, ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës'”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore