Gatimi

Troftë e mbushur me perime


Ilustrim

Për shkak të përbërjes së lartë të proteinave, vlerave të ulëta kalori dhe shumë mikroelementeve që përmban, trofta është një pjesë e pazëvendësueshme e menysë së çdo personi që përpiqet për një dietë të shëndetshme. Trofta e përgatitur me verë dhe limon, e mbushur me kërpudha dhe presh ka një shije të veçantë dhe me siguri do t’ju pëlqejë.

Përbërësit:

2 luge vaj ulliri

150 g kërpudha

1 presh mesatar

40 g gjalpë

1 lugë çaji hudhër të bluar

¼ rrënjë selino

1 lugë çaji salcë soje

60 ml verë të bardhë

2 trofta

100 gr domate

50 g limon

Përgatitja:

Pritini kërpudhat, selinon dhe preshin. Në një tigan të thellë kaurdisim kërpudhat në vaj ulliri, më pas shtojmë selinon dhe preshin duke u kujdesur që të mos digjen. Shtoni hudhrën pluhur, kripë dhe piper dhe ziejini për disa minuta të tjera. Shtoni salcën e sojës dhe verën. Ziejini derisa lëngu të vlojë.

Ndërkohë pastroni troftën dhe mbushni pjesën e brendshme me masën e përgatitur. Mbyllni hapjen me kruese dhëmbësh. Ngrohim furrën në 180 gradë dhe kalojmë troftën në një tepsi. Prisni limonin në feta të holla dhe vendoseni sipër troftës. Në anë vendosni një tufë domate. Piqeni për rreth 40 minuta.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore