Përballje

Trilogjia – Mike Tyson vs Evander Holyfield


Tashmë është zyrtare: legjendat e boksit amerikan të peshave të rënda, Mike Gerard Tyson (54 vjeç) dhe Evander Holyfield (58 vjeç), janë gati të hyjnë në ring sërish për t’u përballur në takimin e tyre të tretë.

Holyfield ka triumfuar dy herë kundër Tyson-it në të kaluarën – më 9 nëntor 1996 dhe 28 qershor 1997.

Ajo çfarë dihet deri tani është se ndeshja do të ketë karaktër ekzibicioni, njëlloj si takimi Tyson-Jones Jr dhe është ende duke u biseduar për përcaktimin e datës. Por, asgjë s’është e sigurt me Mike-un e Hekurt (nofka e famshme e Mike Tyson) në ring, duke patur parasysh historinë që ndajnë këto dy ikona të boksit.

Ndeshjen e parë Holyfield-i e fitoi me nokout, ndërsa ndeshja e dytë u quajt “Ndeshja e Kafshimit” për faktin se Tyson-i shfaqi karakterin e tij tipik agresiv – ai e kafshoi Holyfield-in në veshin e majtë për arsye se Holyfield e kish goditu me kokë më parë gjatë ndeshjes; sipas Tyson-it dhe, ky akt dhe faull jo-sportiv e skualifikoi nga ndeshja.

Sidoqoft, Tyson i ka kërkuara falje Holyfield-it kohë më vonë dhe ka pranuar se veprimi i tij që rezultat i nervozizmit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore