Përballje

Trilogjia mes “famëkeqit” dhe “diamantit”


Ndeshja e tretë dhe me gjasë edhe e fundit mes Connor McGregor dhe Dustin Poirier është zyrtarizuar.

Dy superyjet do ndeshen me 10 korrik të këtij viti.

Të përkujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dyve u fitua nga Connor McGregor, kurse e dytë nga Dustin Poirier duke e nokautuar irlandezin.

Që nga humbja me Khabibin, McGregor nuk është më i njëjti, ai nuk po tregohet arrogant dhe nuk po i fyen kundërshtarët e tij siç bënte dikur.

Në ndeshjen e fundit me Poirier, irlandezi dukej i përulur para se të fillonte ndeshja, dhe pasi mbaroi ajo.

McGregor po ashtu mashtroi publikun përmes Instagram ku i la të gjithë të besonin se dueli mes tij dhe Poirier ishte anuluar pasi ai kishte gjetur dikë tjetër të luftojë.

Irlandezi është një nga figurat më ikonike të UFC, por ai ka rënë nga forma e tij pas humbjes ndaj Khabbibit ku po ashtu vendosi të marrë një pushim prej dy vjetësh.

McGregor do luftojë për fitoren e tij të 23-të, ndërsa Poirier për fitoren e tij të 28-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore