Përballje

Trilogjia historike mes Wilder dhe Fury-t


Një nga ndeshjet më të pritura të vitit 2021 do të fillojë në ora 4:00 të mëngjesit (me orën tonë lokale) në Las Vegas, teksa dy kampionët, Tyson Fury dhe Deontay Wilder takohen për herë të tretë.

Fury i Britanisë do të mbrojë titullin e tij WBC kundër amerikanit, të cilin e ndaloi në raundin e shtatë gjatë ndeshjes së tyre të dytë 20 muaj më parë.

Ishte humbja e parë e Wilder gjatë karrierës së tij profesionale me 44 ndeshje, dhe kjo e nxiti atë të akuzonte Fury-n për mashtrim.
“Thellë në shpirtin e tij, ai e di që humbi dhe do të humbasë përsëri”, tha Fury.

“Pas kësaj ndeshje, ai do të kthehet për të punuar në “fast food-in”, në të cilin ai punonte më herët në karrierën e tij. Është koha që ai të pensionohet.
“Trashëgimia jote është copë -copë, të gjitha justifikimet, je i shkatërruar. Askush as nuk të besoi, të gjithë po qeshin me ty, je njeri i dobët”, shtoi Fury.

Nuk pati përballje si zakonisht, me promovuesin Bob Arum duke thënë se e ndjente se procesi i trajton luftëtarët si “kafshë” dhe se ai nuk dëshiron që ata të lëndohen para ndeshjes së tyre.

Dyshja u takuan për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, në një përleshje që përfundoi me barazim të diskutueshëm, por pas ndeshjes së parë Fury e mposhti Wilder-in, për t’ia marrë titullin e kampionit.

Më pas, Wilder fajësoi peshën e kostumit të tij, por gjithashtu sugjeroi që dorezat e Fury ishin të manipuluara.

Që atëherë, 35-vjeçari është ndarë me trajnerin Mark Breland, i cili hodhi peshën kundër Fury dhe solli ish-kundërshtarin e peshave të rënda Malik Scott.

“Wilder më akuzoi për gjithçka: ekipin e tij, trajnerin e tij, kostumin, dëmtimet, Komisionin Shtetëror Atletik të Nevadës dhe gjyqtarin”, tha Fury.
“Nëse ai do të kishte vetëm një nga këto justifikime, do të ishte e besueshme, por jo 50. Ai mund të besojë atë që dëshiron, ajo që më thotë është se ai është një person i dobët, të cilin unë do ta nokautoj”.

Pas lehtësimit të masave të COVID-19, Fury do të përballej me Anthony Joshua-n, i cili që atëherë ka humbur titujt e tij ndaj Oleksandr Usyk, në një garë të pakontestueshme.

Dhe pas kësaj, ekipi i Wilder-it e çoi kërkesën për një rimeç, e cila u aprovua.

Përplasja trilogjike më pas u shty për në korrik pasi Fury u infektua me koronavirus, që do të thotë se ata do përballen përsëri me të gjitha forcat pas një viti e shtatë muaj.

“Ëndrra e Deontay është të fitojë këtë ndeshje dhe unë zakonisht nuk jam arrogant, por besoj se Deontay do ta nokautojë këtë herë,” tha menaxheri i Wilder -it Shelly Finkel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore