Lajme

Tri vdekje të dyshimta në Prishtinë, Graçanicë e Malishevë – Policia nis hetimet


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka hapur hetime për tri raste të vdekjeve të cilat kanë ndodhur në Prishtinë,Graçanicë e Malishevë, të hënën e 6 shkurtit.

Rastet e vdekjes janë bërë të ditura përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë një person ka iniciuar rast për vdekjen e vajzës së tij në QKUK. S

Në raport thuhet se, “ai është njoftuar nga stafi mjekësor për vdekjen e vajzës e cila ka qenë duke marrë trajtim spitalor. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti po hetohet”.

Në fshatin Badovc i Ri në Graçanicë një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij për rastin Policia ka nisur hetimet.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndërsa, në Malishevë është gjetur i shtrirë në tokë një person, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

Nga policia është thënë se për tri rastet në fjalë kanë nisur hetimet lidhur me hapat që kanë sjell deri tek vdekja e personave në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore