Sport

Tri skuadra, në garë për Lautaro Martinez-in


Lautaro Martinez pritet të kthehet në një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e ardhshme verore. Argjentinasi hyn në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka rinovuar me Inter-in.

24-vjeçari po shkëlqen në Serie A. Sezonin e kaluar, ai u aktivizua në të 38 ndeshjet e kampionatit, ku shënoi 17 gola dhe dhuroi 10 asiste. Këtë sezon ka shënuar dy gola, në dy ndeshje.

Sipas raportimeve të “Times”, Inter-i mori oferta deri në 90 milionë euro në verë për Martinez-in, por pas largimit të Romelu Lukaku-t i refuzoi.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” raporton se, në verën e ardhshme, do të jenë tri skuadra, që do e kenë prioritet kryesor Lautaro-n, Atletico Madrid-i, Arsenal-i dhe Tottenham-i.

Nëse sulmuesi nuk rinovon së shpejti me zikaltrit, pritet që edhe vetë klubi të mos bëjë rezistencë për ta mbajtur verën e ardhshme, pasi do ta humbiste me kosto zero pas dy vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore