Sport

Tri gara deri në fund


Hamilton zhvilloi një nga garat më të mira në karrierën e tij në Brazil.

Ai nga vendi i 20-të ku ndodhej të shtunën para fillimit të garës sprint, përfundoi i pari në garën aktuale të dielën.

Kjo, e rihapi garën për kampionatin duke vërtetuar fuqin e motorit Mercedes dhe aftësitë e jashtëzakonshe të Lewis.

Hamilton tani është 14 pikë pas Verstappen, ndërsa në lojë janë edhe 78 pikë në maksimum.

Deri në fund, kanë mbetur edhe tre gara, që do vendosin gjithçka.

Titulli i tetë historik për Lewis Hamilton, apo titulli i parë për super talentin Max Verstappen.

E bukura, sipas ekspertëve të sportit, është se tri garat e mbetura, nuk tregojnë favorit absolut në mënyrën se si janë ndërtuar.

21 nëntori në Katar, 5 dhjetori në Arabinë Saudite, 12 dhjetori në Abu Dhabi.

Tre gara, të gjitha që do zhvillohen natën, për të vendosur kampionin e Formula 1 në njërin prej sezoneve më interesante të dekadës së fundit.

Hamilton apo Verstappen, Mercedes apo RedBull, gjithçka do të mësohet në më pak se 200 xhiro deri në valvitjen e fundit të flamurit bardhezi…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore