Sport

Trepçës’89 rrezikon t’i ikën lojtari i ardhur me bujë të madhe – s’po ia mbushin syrin kushtet


Trepça’89 ia ka plotësuar dëshirat financiare Luis Pedro Cavandas, por jo edhe kushtet infrastrukturore për ta mbajtur në klub.

Lojtari i shumë ekipeve të njohura evropiane si Lazio e Galatasaray, pasi erdhi në Kosovë, po refuzon të qëndrojë.

Arsyeja janë kushtet e dobëta në klubin mitrovicas.

Vetë kryetari i klubit, Abedin Zeka, tha se kualiteti i dobët i fushave dhe kushtet e stadiumit në përgjithësi, po ndikojnë që lojtari të shkojë drejt refuzimit të nënshkrimit të kontratës.

30 vjeçari, pos në Lazio e Galatasaray, ka luajtur edhe në klube si Torino e Trabzonspor dhe së fundi, para se të vijë në Kosovë (17 shkurt 2021), luajti në Belgjikë me ekipin Standard Liege.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore