Sport

Trepça fiton përballjen ndaj Yllit


Trepça ka shënuar fitore ndaj Golen Eagle Yllit me rezultat 72:69 (16:18, 22:19, 23:15, 11:17), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Periudha e parë ishte mjaft e barabartë, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur shkëputjen dhe përfundon 16:18 për mysafirët. Edhe periudha e dytë ishte shumë e baraspeshuar, që u karakterizua me rezultat të ngushtë gjatë gjithë kohës dhe kjo bëri që pjesa e parë të përfundojë me shifrat 38:37.

Mitrovicasit e filluan shumë më mirë periodën e tretë, që u ndihmoi të fitojnë tërë ndeshjen. Epërsia më e lartë e tyre shkoi deri në 15 pikë, 61:46, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:52. Therandasit u munduan me tërë forcat në 10 minutat e fundit dhe arritën të afrojnë në shifrat në 72:69, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe ‘Xehetarët’ shënuan fitoren e parë për këtë edicion.

Te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Barret Benson me 12 pikë e 10 kërcime.

XHIROJA I

Drita – Sigal Prishtina 56:124

E mërkurë

Trepça – Golden Eagle Ylli 72:69

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore