Përballje

Trepça dominon në ndeshjen e parë të serisë kundër Pejës


Ndeshja e parë e serisë së playoff-it mes Trepçës dhe Pejës përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 75:68.

Ndeshja ishte e dominuar nga ekipi mitrovicas, por edhe Peja u munduan deri në fund.

Trepça tani janë në epërsi prej 1:0 në serinë kundër Pejës.

Peja ishin pa lojtarin e tyre më të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi ai u përjashtua për një faull josportiv dhe një faull teknik.

Atmosfera në palestrën e mitrovicasve ishte e zjarrtë, ku ndodheshin me mijëra tifozë.

Në çerekun e katërt, në minutat e fundit, Peja ngushtuan epërsinë por nuk arritën një rezultat pozitiv.

Ish lojtari i NBA, Rodney Purvis, ishte më i miri në anët e Trepçës, duke regjistruar 22 pikë e 8 asistime.

Te ekipi nga Mitrovica, kontribuoi edhe qendra Andrew Gordon me 16 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa te Peja, më të mirët ishin Darius Washington me 21 pikë dhe Stephen Maxwell me 14 pikë e 13 kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore