Përballje

Trepça dhe Ylli kalojnë në gjysmëfinale të Supërkupës së Kosovës


Trepça dhe Golden Eagle Ylli kanë kaluar në gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Trepça e ka mposhtur skuadrën e Rahovecit në një ndeshje dramatike, me rezultat 71:75.

Fillimi i kësaj ndeshje ishte i baraspeshuar, ku herë njëra skuadër, e herë tjetra kalonte në epërsi.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 37:36, derisa xehetarët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, me epërsi deri në tetë pikë, 50:58, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 53:58.

Kjo bëri që 10 minutat e fundit të ishin shumë interesant. Rahoveci ngushtoi shifrat në 65:66, tre minuta nga fundi, e më pas barazoi rezultatin në 68:68.

Dhe, drama vazhdoi në fund të ndeshjes, ku më të përqendruar ishin mitrovicasit, duke triumfuar me shifrat 71:75.

Për dallim nga kjo ndeshje, në çerekfinalen tjetër, skuadra e Golden Eagle Ylli kaloi pa problem në gjysmëfinale, duke e mposhtur skuadrën e Bashkimit me rezultat 93:73.

Çereku i parë në këtë ndeshje ishte më i baraspeshuar, ndërsa në atë të dytin u bënë diferencat me skuadrën e Yllit që shkoi në pushim me një epërsi prej 13 pikësh, 44:29.

Skuadra e Bashkimit, u mundua të rikthehej në lojë në minutat në vazhdim, mirëpo nuk e arritën atë dhe ndeshja përfundoi me epërsi prej 20 pikësh në favor të therandasve, me shifrat 93:73.

Kujtojmë që në finale do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Trepça, ndërsa tjetra do të jetë ajo mes Prizrenit 16 dhe Pejës.

Dyja gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten e 3 shtatorit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, njëra në ora 16:00, kurse tjetra në ora 19:00.

Derisa, finalja e madhe do të luhet të dielën e 5 shtatorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore