Lajme

Treni Connecting Europe niset nga Lisbona për në Paris


Trenin Connecting Europe e pret një udhëtim i këndshëm teksa do të përshkojë 26 vende dhe 100 qytete nga Lisona drejt Parisit.

Pritet që mbërritja në Paris të jetë më 7 tetor.

Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në platformën Twitter, Këshilli i Bashkimit Evropian.

“Treni Connecting Europe po largohet sot nga Lisbona dhe do të arrijë në Paris më 7 tetor. Do të përshkojë Evropën për të promovuar hekurudhën si një mënyrë transporti të qëndrueshme dhe inovative”, ka shkruar Këshilli në Twitter.

Ky udhëtim në Bashkimin Evropian synon të promovojë përfitimet e transportit hekurudhor për udhëtarët, mallrat dhe mjedisin.

Përfitimi prej tij do të jetë ndihmesa e Bashkimit Evropian për të përmbushur qëllimet e neutralitetit klimatik, ngjashëm siç përcaktohen në Paktin Ekologjik Evropian dhe Strategjinë Ekologjike për Lëvizshmëri të Qëndrueshme dhe të Zgjuar të Komisionit Evropian.

Udhëtimi nis ditën e sotme, më 2 shtator, për t’ia lënë vendin 20 mijë kilometrave të paracaktuar për t’u përshkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore