Stil

Trendi i 2022-shit, fundet me pala


Moda dhe tendencat udhëtojnë përmes kohës. Herë duke na kthyer pas në kohë e herë duke na çuar në një të ardhme të largët.

Veshje dhe funde, pallto dhe kapele, kostume xhins, madje edhe fustane dasme.

Këta njerëz të modës së vjetër mund të gjejnë një vështrim nga e kaluara për pothuajse çdo rast.

Së fundmi, në modë janë rikthyer fundet me pala.

Një prej bazave të gardërobës ka fituar edhe një herë fuqi të plotë.

Të gjitha shkollat që i kanë pjesë të uniformës së tyre, tashmë do të jenë të lumtura që ky trend ka dalë edhe jashtë “mureve”.

Pavarësisht nëse jeni të intriguar nga fundet e tenisit ose dëshironi një minifund të zi që mund ta vishni me gjithçka, kjo galeri ju sjell disa prej propozimeve të këtij trendi që do të paraprijë sezonin e ngrohtë të këtij viti .

Një fund me pala mund të duket mjaft mirë me geta dhe çizme të zeza. Po ashtu, një fund tenisi i bardhë mund të jetë më i preferuari këtë verë dhe një fund lëkure është perfekt për të dalë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore