Lajme

“Trekëndëshi i Vajmarit” nuk kërkoi “heqjen e vizave” për Kosovën, por progres në këtë proces


Në foto nga e majta: Presidenti Polak Duda, në konferencë me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez, Macron

Franca, Gjermania dhe Polonia, të njohura ndryshe edhe si shtetet e “Trekëndëshit të Vajmarit”, lëshuan një komunikatë të përbashkët ku, pos tjerash, kërkohej edhe progres në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ne thërrasim për progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ishte fjalia konkretisht.

Por, një pjesë e mediave të afërta me pushtetin në Kosovë, e shpërndan lajmin duke e titulluar se si Franca, Gjermania dhe Polonia kanë bërë thirrje që t’i hiqen vizat Kosovës.

Gjermania e Franca me deklaratë të përbashkët kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën”, ishte një nga tituj keqinformues sa i përket këtij zhvillimi.

Gjithsesi, deklarata e përbashkët kishte në fokus çështjet të tjera. Komunikata kryesisht përqendrohej në situatën në Ukrainë, invazionit rus dhe qëndrimin e tyre në raport me këtë zhvillim.

Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme kishte të bënte edhe me synimet e vetë “Trekëndëshit të Vajmarit”.

Ky bashkëpunim trelateralë, që takimet i zhvillon në formë të Samiteve, ishte themeluar në vitin 1991 në qytetin gjerman në Vajmarit. Ideja fillestare ishte të ndihmonte Poloninë pasi shkëputej nga regjimi komunist.

Në takimin e parë ishin ministrat e atëhershëm të këtyre shteteve: Roland Dumas i Francës, Hans-Dietrich Genscher i Gjermanisë dhe Krzysztof Skubiszeëski i Polonisë. Ishte zgjedhur qyteti i Vajmarit pasi ishte në pjesën Lindore të Gjermanisë.

Kurse në vitin 2011, Polonia, Franca dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje në Bruksel për të bashkuar një grup prej 1700 ushtarësh, të quajtur Grupi i Betejës së Vajmarit, i supozuar si grup që vendoset kur ka nevojë në zonat e krizës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç, në dialogun Prishtinë-Beograd, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian

Megjithatë, një pjesë e tekstit të përbashkët kishte të bënte me Ballkanin Perëndimor, ku përkrahje perspektiva evropiane e këtyre gjashtë shteteve, derisa thuhej edhe se përkrahin dialogun mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

“Plotësisht mbështesim dialogun Kosovë – Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që lejon Kosovën dhe Serbinë të avancojnë në perspektivën e tyre evropiane dhe i kontribuon stabilitetit në rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore