Shqipëria

Tregtonin fishekzjarre dhe lëndë piroteknike – në pranga 1 person – në procedim 1 tjetër


Policia si rezultat i shtimit të kontrolleve për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve ka gjetur dhe sekuestruar 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Si rezultat, nga autoritetet është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe po procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh., 19 vjeç. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dy kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit të territorit, në rrugën “Hamdi Pepa”, në magazinën në pronësi të shtetases M. Gj., 57 vjeçe, kanë gjetur tre kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore