Film

“Tregimi i shërbëtores”


“Një mi i mbyllur në labirint është i lirë të shkojë kudo, përderisa qëndron brenda labirintit”, Margaret Atwood, The Handmaid’s Tale.

“The Handmaid’s Tale” (2016) është një serial televiziv i zhanrit distopik-tragjedik, i krijuar nga Bruce Miller, dhe i bazuar në novelën distopike të Margaret Atwood (1985) me po të njëjtin emër.

Seria paraqitet në një të ardhme të afërt të një katastrofe potenciale politike dhe shoqërore, në një distopi ku askush nuk dëshiron ta përjetojë, në një botë ku frika dhe pakënaqësia janë normë përfundimtare.

“The Handmaid’s Tale” është një “ferr i grave”, ku fertiliteti i grave është përcaktues i pozicionit të tyre në shoqëri.

Narratorja Ofrred, shërbëtorja (Haindmaid), është personazhi përmes të cilës rrëfehet perspektiva dhe përjetimi i shërbëtores si shërbyese e detyruar seksi, dhe si zëvendësuese e lindjes për një familje të pasur që s’janë fertilë.

Përmes lenteve të saja ekzistenciale, ne eksplorojmë terrorin, zymtësinë, mekanizmat sundues totalitarë, të një të ardhmeje distopike potenciale.

Tregimi i “The Handmaid’s Tale”, është po aq tërheqës sa është edhe tronditës.

I gjithë seriali është depiksion real i një distopie potenciale, ku theksi kryesori bie mbi pushtetin dhe manipulimin me pushtet.

Në anën më të theksuar dhe më të dukshme të saj pushteti është i shtrirë nga lartë, si diktaturë teokratike.

Në demokraci liberale, qytetarët janë pjesëmarrës në vetëqeverisje dhe interesi i tyre i përgjithshëm dhe konsensual është t’a ruajnë dhe mirëmbajnë strukturën shoqërore dhe mbarëvajtjen e saj.

Në Qeverinë e Shenjtë të Gilead-it (në “The Handmaid’s Tale”) gjithçka futet në aparatin kontrollues rigjid shtetëror, me monitorim konstant, me gardianë nëpër shtëpi individuale. Në mohim të plotë të lirive individuale.

Përqendrimi më i madh i pushtetit Gilaedian është pushteti mbi seksualitetin dhe kontrollin e lindjes te gratë. Pothuasje krejtësisht e bazuar në përvojat e shteteve totalitare të së kaluarës.

Homoseksualët persekutohen dhe ekzekutohen deri në fund, njerëzit që mbrojnë dhe performojnë abortin, vriten, materialet pornografike shkatërrohen, divorci zhbëhet ligjërisht, dhe gjithçka futet nën manualin e rreptë të një morali të interpretuar biblikisht.

Në një shoqëri që paraqitet në rënien e saj, ku situatat ekstreme kërkojnë edhe masa ekstreme, individi dhe nevojat e tij zhduken krejtësisht në favor të komunitetit dhe një kohezioni të dhimbshëm shoqëror.

Gratë bëjnë vetëvrasje, si rezolucioni ose zgjidhja finale që ata kanë mbi vetet e tyre.

Seriali “The Handmaid’s Tale”, në kuptimin socio-politik, na kujton se institucionet liberale dhe demokratike funksionojnë për aq kohë sa njezit besojnë në to. Nëse në to më nuk besohet, ndryshimi mund të jetë fatal.

Seriali e tregon se ku shpien rrëfimet e mëdha idealiste, radikale, ekstremiste, religjioze-politike. Në persekutimin përfundimtar të njerëzimit, në skëterrë tokësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore