Lajme

Tre të vdekur nga përmbytjet në veri të Italisë


Zyrtarët në veri të Italisë paralajmëruan sot banorët që të evakuohen për shkak të mundësisë që lumenjtë të vërshojnë përsëri nga brigjet e tyre për shkak të reshjeve të dendura pasi të paktën tre persona humbën jetën nga përmbytjet dhe rreth 5 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, raporton agjencia Associated Press.

Kryetari i bashkisë së Cesena-s, Enzo Lattuka, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, në të cilën paralajmëron se për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë të bien në rajonin Emilia-Romagna, lumi Savia dhe degët e tij mund të vërshojnë.

Ai u bëri thirrje banorëve që të lëvizin në katet e sipërme të shtëpive të tyre dhe të shmangin brigjet e lumenjve dhe njoftoi se do të mbyllin disa ura dhe rrugë për shkak të baltës së sjellë nga përmbytjet.

“Situata mund të bëhet sërish kritike. Nuk duhet të ulim vigjilencën në asnjë mënyrë”, tha kryebashkiaku.

Ministri përgjegjës për çështjet e mbrojtjes civile, Nello Musemeci, ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën dhe se rreth 5 mijë banorë janë evakuuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore