Lajme

Tre të vdekur në Ukrainë, ndërsa Rusia nis një sulm të ri në qytete


Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete të Ukrainës, duke vrarë të paktën tre persona në një sulm me dron në një zonë të banuar të rajonit të Kievit.

Katet e sipërme të dy ndërtesave të banimit u goditën herët të mërkurën në qytetin e Rzhyshchiv, në periferi të kryeqytetit.

Një 11-vjeçar ishte mes viktimave, thanë shërbimet e shpëtimit.

Shpërthime u raportuan nga banorët në qytetin port të Sevastopolit.

Kreu i autoritetit pushtues të Rusisë Mikhail Razvozhaev tha se tre “objekte” që synonin flotën e Detit të Zi ishin shkatërruar dhe anijet luftarake ruse nuk u dëmtuan.

Nuk kishte asnjë koment nga ushtria e Ukrainës, e cila tha në fillim të kësaj jave se kishte shkatërruar raketa të destinuara për flotën në një qendër hekurudhore në Dzhankoi në Krimenë veriore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte lëshuar më shumë se 20 “dronë vrasës”, si dhe raketa dhe predha.

Duke iu referuar largimit të presidentit kinez Xi Jinping nga Rusia disa orë më parë, ai tha se sa herë që shqiptohej fjala “paqe” në Moskë, jepej një urdhër tjetër për të nisur sulmet.

Por, sërish, thelbi i gjithë çështjes mbetet gjeopolitik, ku Perëndimi shqetësohet më së shumti nga ndikimi që Xi Jinping do të ketë në raport me Moskën, nëse ai do ta ndihmojë aleatin e tij, Putinin, apo do ta bindë t’i japë fund marrëzisë.

Putin: Plani i Kinës mund të sjellë paqen, por këtë nuk e do Ukraina dhe Perëndimi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore