Shqipëria

Aksident në Kodër-Kashar, tre të vdekur dhe një i plagosur


Gjatë një aksidenti në Kodër-Kashar, mbrëmjen e së enjtes, kanë humbur jetën tre persona dhe një tjetër është plagosur.

Aksidenti ka ndodhur të enjten, në orën 23:30.

27-vjeçari Z.M. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë tre pasagjerë të tjerë që ndodheshin në këtë mjet, shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D. Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore