Lajme

Tre të vdekur dhe 341 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona dhe 341 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 357 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 113, derisa të infektuar ka pasur në shumicën e komunave të Kosovës, por në numër më të vogël.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 207 pacientë, duke e çuar në  53 mijë e 17 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 61 mijë e 86, ku  6mijë e 560 mbesin raste aktive.

Po ashtu tre persona kanë humbur betejën me Covid-19 një ditë më parë. Ndërsa të hënën e 1 shkurtit, numri i të vdekurve ishte pesë.

Kosova është ndër vendet të cilat kanë konfirmuar raste të infektimit me variant të ri të COVID-19.

Në një sondazh të inicuar nga UNICEF zyra në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, mbi pranimin e vaksinës kundër COVID-19, adoleshentët dhe të rinjtë Kosovarë janë shprehur se nuk i besojnë kësaj vaksine.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore