Lajme

Tre të vdekur dhe 292 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Tre të vdekur nga COVID-19 dhe 292 persona janë infektuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 833 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 556 pacientë, duke e çuar në 57 mijë e 941 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 100 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 65 mijë e 982 ku 6 mijë e 470 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 10 persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore