Lajme

Tre të vdekur dhe 290 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Tre të vdekur nga COVID-19 dhe 290 persona janë infektuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 388 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 189 pacientë, duke e çuar në 54 mijë e 231 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 120 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 62 mijë e 548 ku 6 mijë.

791 mbesin raste aktive.

Po ashtu edhe tre persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi një ditë më parë.

Kosova është ndër vendet të cilat kanë konfirmuar raste të infektimit me variant të ri të COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore