Lajme

Tre të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar tre persona të vdekur nga COVID-19 dhe 23 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 442 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 591 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë tre mijë e 605.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë nëntë mijë e 665.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 778 mijë e 650 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 505 mijë e 188.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë pesë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore