
Tre persona në mesin e tyre edhe një foshnjë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të dielën në Koshare të Ferizajt.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e Policisë së Kosovës përmes një komunikate për media.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe dy pasagjeret e saja femra kosovare (njëra foshnje)”.
“Vozitësja dhe njëra nga pasagjeret janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa foshnja është liruar”, thuhet në komunikatën e Policisë.
23 persona kanë vdekur brenda tre muajve të fundit si pasojë e aksidenteve në trafik, derisa në përgjithësi janë shkaktuar 4 mijë e 248 aksidente.
Këto të dhëna janë prezantuar në një konferencë për media nga Policia e Kosovës më 5 prill.
Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, ka theksuar se policia ka ndërmarrë shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar kështu patrullimet në teren.
“Policia e Kosovës duke parë të gjitha objektivat dhe kërkesat për përmirësim te trafikut rrugor në bashkëpunim me të gjitha drejtoritë dhe qytetarë jemi duke punuar në parandalimin e aksidenteve dhe senzibilizimin. Pothuajse të gjitha aktivitetet e planifikuara është duke i kryer me kohë, njëjtë me të gjitha vendet tjera”, tha Rexhepi.
Ai theksoi se janë shqyrtuar edhe adresimet e qytetarëve, të cilat kryesisht kanë qenë për mungesën e sinjalizimit dhe nënkalimeve/mbikalimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com