Film

Tre stereotipe nga ‘Emily në Paris’, të hedhura poshtë nga parisienet e vërtetë


Emily In Paris është një nga shfaqjet e reja e më të shikueshme në Netflix këtë vjeshte. E cilësuar si një nga komeditë më të bukura, në të njejtën kohë ka hapur shumë diskutime mbi klishetë e ndërtuara për francezet .

Së pari: çdo femër franceze posedon një stil tipik në të veshur.
Stili francez është i njohur në të gjithë botën. Dhe bota përpiqet me dëshpërim të arrijë këtë pamje. Por jo të gjithë posedojnë një hijeshi  pariziane ashtu sic shfaqet në film.

Së dyti: Buzëqeshja është një gjë e keqe.
Në shfaqje, eprorja e Emilisë portretizon  një franceze të moshuar, snobiste, por të zgjuar, e cila nuk vuan dhe nuk buzëqesh kurrë .

Së treti: Gratë Franceze janë të pasinqerta.
Në shfaqje, Emily përpiqet dëshpërimisht të lidhë shoqëri me Sylvie-në, e luajtur nga aktorja Philippine Leroy-Beaulieu. Gruaja franceze tregon zero interes për t’u afruar me të dhe nuk arrin të krijoj gjëra të këndshme.

Gazetaret, De Libran dhe Michelson,  nuk mendojnë se gratë franceze janë të pasinqerta, por pranojnë se gratë franceze mund të jenë të vështira për t’u njohur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore