Stil

Tre modele të syzeve të diellit – Më të njohurat këtë verë


Ilustrim

Përveç rolit praktik të mbrojtjes nga dielli, syzet luajnë edhe rolin e një aksesori të rëndësishëm të modës që u jep edicioneve tona të veshjeve elegancë, sofistikim ose një pamje tjetër.

Ashtu si trendet ndryshojnë nga sezoni në sezon për sa i përket veshjeve, të njëjtin ritëm ndjekin edhe aksesorët e modës që zgjedhim. Tre modele të syzeve të diellit që kanë një prekje trendi këtë verë dhe mund të transformojnë çdo veshje dhe t’i japin një notë më të lartë, janë ato të përmasave të mëdha, mini dhe ato me ngjyra.

Modele syze dielli me përmasa të mëdha

Nëse nuk jeni adhuruese e mini syzeve të diellit, mund të zgjidhni një model të cilin edhe aktores Audrey Hepburn i pëlqente ta mbante. Mjafton të mendoni për filmin “Breakfast at Tiffany’s”, ku aktorja e njohur zgjodhi syze të mëdha të zeza me një gjerdan perla dhe një fustan të zi të vogël dhe dukej tejet elegante.

Audrey Hepburn

Përveç syzeve të diellit të zeza, mund të zgjidhni forma me model breshkash, të kuqe, të bardhë ose ato me kornizë blu të errët. Vetëm se duhet të jenë të mëdha ose shumë të vogla.

Mini modele syze dielli

Kate Moss dhe Cameron Diaz i mbanin ato në vitet ’90, dhe sot ato janë një zgjedhje gjithnjë e më e zakonshme e modës nga shumë vajza nga bota e modës, përfshirë Bella Hadid dhe Kendall Jenner.

Format mace, ovale apo katrore të mini syzeve do të jenë shumë të njohura edhe këtë sezon.

Syze dielli me ngjyra

Ky është një aksesor mode që do të lartësojë çdo kombinim. Ato janë lozonjare, japin një ndjenjë gëzimi dhe të pazakontë.

Rozë, blu, e verdhë apo ndoshta jeshile, ju takon juve të zgjidhni ngjyrën përmes së cilës do të vëzhgoni botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore